Pensionistët sërish në radhë për lëmoshën e Bashkisë së Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Janar 2025, 16:30
Sot pensionistët kanë mbushur kioskat e kryeqytetit duke pritur në radhë për lëmoshën nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Sipas pamjeve tregohen pensionistët që po presin në radhë për të marrë abonenë falas.
Kryebashkiaku pasi i mashtroi prej vitesh për transportin publik falas, sot i lë duke pritur në radhë për lëmoshën e dhënë nga Bashkia e Tiranës nga 1 janari.
Gënjeshtrat e tij kanë qenë aq të shumta saqë vite më parë u premtonte transport falas pensionistëve, ndërsa në një nga deklaratat e tij në 19 prill të vitit 2023 deklaronte në Shkodër se nuk bënte dot transport publik falas.
Sot pensionistët presin në radhë për një premtim elektoral në prag të zgjedhjeve të vitit 2025.