VIDEO/ ÇFARË PO NDODH? Gazetari Denis Dyrnjaja paraqitet në SPAK
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Janar 2025, 16:11
Gazetari Denis Dyrnjaja është thirrur sot nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ai ndodhet prej disa orësh në ambientet e SPAK duke u marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm, por nuk dihet ende arsyeja.
Ajo që dihet është fakti se Dyrnjaja në orën 10:21 është futur në SPAK ku ka lënë gjërat personale dhe është ngjitur lart.
Sipas informacioneve të deritanishme, dyshohet se thirrja e tij mund të lidhet me hetimet e një dosje te bujshme të SPAK.
Nuk dihet nëse gazetari është thirrur si dëshmitar apo për një tjetër rol në këtë proces hetimor.

