Pamjet e para nga Trauma, adoleshenti jep dëshminë për ngjarjen që i ndodhi
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 30 Janar 2025, 21:46
E.Pellumbi është 15 vjecari që është plagosur në Fushë Mëzes.
Sipas dëshmisë paraprake ai tregon se nuk e di nga është qëlluar.
Të njejtën linjë mbajne edhe familjarët e të miturit.
Ai ndodhet në spitalin e traumës ku po i nënshtrohen një nderhyrje kirurgjikale.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, është paraqitur në spitalin e Traumës një i mitur 15 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në Fushë-Mëzez.
I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
