Akrobatja bie nga 15 metra lartësi gjatë show-t dhe vdes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2013, 12:45
Një akrobate ka gjetur vdekjen në Las Vegas pasi u rrëzua ngë 15 metra lartësi gjatë shfaqjes.
Sarah Guyard-Guillot, 31 vjeç, nënë e dy fëmijëve dhe njohur me emrin e artit të Sassoon, është ndarë nga jeta pak para mesnate në qendrën spitalore universitare të Las Vegasit.
31-vjeçarja ka rrëshqitur nga kavo e sigurimit gjatë shfaqjes duke rënë poshtë nga 15 metra lartësi. Ajo është dërguar me urgjencë në spital por edhe pas ndërhyrjes së mjekëve ajo nuk ka mundur dot të jetojë.
