“Sex Free”, Ronaldinho pjesë e fushatës kundër Aids
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2013, 12:48
Cilësitë e e Ronaldinhos në fushën e futbollit kurrë nuk janë vënë në dyshim po ashtu si edhe marrëdhëniet e tij me seksin tjetër, pra me femrat.Ndoshta duke shfrytëzuar dhe aftësitë e tij në këtë fushë futbollisti brazilian ka hedhur në treg një linjë prezervativësh të quajtur "Sex Free".Objektivi i futbollistit është që të jap një dorë në luftën ndaj përhapjes së sëmundjes së shekullit, Aids, e cila në Brazil vitet e fundit është përhapur shumë.