Kineastët e Hong Kongut film për Snowden
Katër miq kineastë në Hong Kong i paraprinë Hollywoodit duke u bërë të parët që hodhën në treg një film mbi çështjen e Edward Snowden, ish-konsulentit të agjencisë informative amerikane NSA, të kërkuar nga Uashingtoni për spiunazh."Dëshira e të qënit të parët që prodhonin diçka mbi këtë çështje, ishte tejet stimuluese", deklaroi Edwin Lee, kineasti dhe montazhieri i filmit video prej pesë minutash të titulluar "Verax" dhe të shpërndarë nëpërmjet rrjetit YouTube.Filmi flet për historinë e ish-konsulentit amerikan i cili zbuloi nëpërmjet intervistës së tij me të përditshmen britanike "The Guardian", programin e përgjimeve të komunikimeve elektronike të qytetarëve amerikanë.Ndërkohë, Snowden ndodhet në zonën tranzit të aeroportit të Moskës "Cheremetievo".