Bill Gates bëhet sërish njeriu më i pasur në botë

Bloomberg ka publikuar së fundmi renditjen e njerëzve më të pasur në planet. Surpriza: Bill Gates ngjitet sërish në krye të listës.Duke përfituar nga rritje e aksioneve të Microsoft, Bill Gates është rikthyer sërish në krye të listës së personit më të pasur në botë duke kaluar Carlos Slim, me një pasuri prej 73.7 miliardë dollarë.Pasuria e tij kap shifrën e 73.7 miliardë dollarë duke u rritur me 17.4% që nga fillimi i këtij viti, ndërsa ajo e Carlos Slim ka rënë me 5.1% duke arritur shifrën 71 , 4 miliardë.Ish-kreu i Microsoft nuk është i vetmi IT i pranishëm në këtë klasifikim; në vendin e 8-të renditet Larry Ellison, presidenti i përgjithshëm i Oracle, me një pasuri prej 42.3 miliardë dollarë.