E dashura super seksi e Novak Djokovic
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2013, 12:49
Me eliminimin e bujshëm të Roger Federer dhe Rafael Nadal në dy raundet e para të Uimbëlldonit, Novak Djokovic është shndërruar automatikisht në favoritin kryesor për të fituar Grand Sleame.E së bashku me serbin, tashmë vëmendja e mediave është përqëndruar edhe tek e dashura e tij, modelja Jelena Ristic.Ristic u shfaq me një trup të tonifikuar dhe linja të admirueshme, në një fushatë të re publicitare për një linjë veshjesh plazhi, në disa poza të realizuara përpara pak javësh në Monako.Megithatë, për Jelenën nuk është tashmë koha e plazhit, pasi asaj i duhet të qëndrojë në Britaninë e Madhe, për të përkrahur të dashurin e saj që tenton të fitojë titullin e tij të dytë në Uimbëlldon.