Adele tregon tatuazhin e ri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2013, 11:38
Adele ka vendosur që të bëjë një tatuazh, kopje e atij që ka Lana del Rey.Këngëtarja 25-vjeçare ka postuar një foto ku tregon tatuazhin e saj 'Paradise' në pjesën e jashtme të dorës së saj.
Megjithatë duket se është çuditur paksa kur ka mësuar se ka të njëjtin tatuazh me atë Lana del Rey, por vetëm lloji i shkrimit ndryshon.Adele ka edhe një tatuazh me gërmën A, prapa veshit. Ka patur spekulime se kjo është gërma e parë e emrit të djalit të saj. Mendohet që djali i Adele ta ketë emrin Angelo.