Incident me ardhjen e Mitsotakis/ Një qytetar thërret “Rroftë Çamëria, Poshtë Beleri”

Një incident ka ndodhur ditën e sotme sapo kryeministri grek Mitsotakis ka zbritur nga makina për tu futur në katedralen “Ngjallja e Krishtit”.

Por disa qytetarë të tjerë, kanë provokuar kreun e qeverisë greke, teksa thirrën: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri. Ata janë larguar nga disa persona aty për të shmangur ndonjë incident të mëtejshëm.

Mitsotakis dhe pesë ministra të kabinetit të tij po ndjekin ceremoninë mortore të Kryepeshkopit, që do të prehet në Katedralen “Ringjallja e Krishtit”, dëshirë e shprehur nga Ai përpara se të ndërronte jetë.