Lamtumirë Kryepeshkopi Anastas! Kryeministri grek Mitsotakis në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" krah Ramës dhe Berishës
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë, ku po zhvillohet ceremonia mortore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Mitsotakis ka ardhur bashkë me delegacionin e tij që përbëhet nga 5 ministra. Kryeministri pasi ka bërë nderimet për Kryepeshkopin Anastas është afruar pranë kryeministrit Rama dhe kyeopozitarit Berisha.
Ceremonia drejtohet Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet.

Në ceremoninë mortore marrin pjesë liderët e Kishave Ortodokse në botë, krerët më të lartë të shtetit dhe politikës në Shqipëri, si edhe të Greqisë. I pranishëm do të jetë kryeministri grek, Mitsotakis me një delegacion të gjerë nga Athina, përfshirë 5 ministra të kabinetit të tij qeveritar, lideri i opozitës greke, por edhe Kryepeshkopi i Athinës.
Nga Vatikani pritet një delegacion i gjerë i drejtuar nga Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin. Është konfirmuar gjithashtu edhe pjesëmarrja e Patriarkut të Izraelit Theofili i Jerusalemit; Kryepeshkopit të Greqisë Jeronimi; Patriarku i Qipros, i Aleksandrisë; i Bullgarisë, i Rumanisë etj.
Gjithashtu në ceremoni priten Kryepeshkopi dhe klerikë nga Polonia, drejtues të “Saint Egidio” në Itali; delegacion nga Këshilli Botëror i Kishave (institucion që përfshin të gjitha kishat, katolike, protestante apo ortodokse), përfaqësues nga unioni "Fetë për Paqen", një delegacion nga kishat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës etj.
VIDEO- LIVE

