VIDEO+EMRI/ I vuri flakën një automjeti në Elbasan, arrestohet autori

Është arrestuar në Elbasan 36-vjeçari Gerti Mustafa, i cili dyshohet se i ka vendosur zjarrin qëllimisht një mjeti të parkuar në lagjen “Aqif Pasha”.

Policia bën me dije se për motive të dobëta, 36-vjeçari e ka djegur mjetin me lëndë djegëse (benzinë), në pronësi të shtetasit me iniciale S. M.

Po ashtu, nga përhapja e flakëve u dogj pjesërisht dhe një automjet tjetër i parkuar aty pranë.

Sipas policisë Gerti Mustafa ka qënë i dënuar më parë për disa vepra penale.