PAMJET/ Mesha e lamtumirës për Kryepeshkopin Janullatos, të pranishëm krerë të shtetit, Mitsotakis dhe klerikë nga e gjithë bota

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ka nisur ceremonia mortore e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos të cilit sot do t’i jepet lamtumira e fundit.

Besimtarë të shumtë kanë mbushur oborrin e katedrales, ndërkohë që brenda saj gjenden përfaqësues të klerit ortodoks nga brenda dhe jashtë vendit, përfaqësues të komuniteteve fetare në vend, përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri etj.

Po ashtu, të pranishëm janë zyrtarë të lartë të shtetit, Presidenti Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Elisa Spiropali e të tjerë.

Në meshën e lamtumirës i pranishëm është edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i shoqëruar nga ministra të kabinetit të tij qeveritar si dhe Kryepeshkopi i Athinës.

Në ora 11, mbërriti në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, kryeministri Rama së bashku me bashkëshorten dhe pak minuta pas tij edhe kryeministri grek Mitsotakis me delegacionin e kabinetit të tij.

Mesha e përshpirtjes po mbahet nga Patriarku Bartolomeu I, kreu botëror i Kishës Ortodokse.

Kryepeshkopi ndërroi jetë më 25 janar 2025, në orën 08:30 të mëngjesit, në moshën 95-vjeçare, në spitalin “Evangelismos” në Athinë.

Pas dy ditësh homazhe, Kryepeshkopi Anastas do të prehet në kriptën e Katedrales, aty ku sipas traditës së lashtë ortodokse, varrosen prijësit e kishës që kanë ndërtuar e drejtuar tempujt e shenjtë.

Në ceremonalin e parashikuar, pritet të mbajë fjalën e përmortshme Patriarku Ekumenik, Bartholome e pas tij, Mbikqyrësi i Fronit Kryepiskopal, hirësi Joanit, Mitropolit i Korçës, si dhe Kryetari i Komisionit Qendror të Këshillit Botëror të Kishave, Bishop Heinrich Bedford-Strohm.

Protokolli parashikon edhe fjalën e përmortshme jashtë programi nga mbesa e Kryepeshkopit të ndjerë, Roksani Janullatos.

Më pas pritet fjala e përmortshme e Kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Ceremonia mortore do të mbahet në orën 11:00, ndërsa paraprakisht do të zhvillohet mesha e përshpirtjes që do të drejtohet nga Bartolemeu, i pari i ortodoksëve në botë.

Të pranishëm në kishë janë edhe liderat politikë të Shqipërisë duke filluar nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i opzitës Sali Berisha. 

Pjesë e ceremonisë do të jetë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis me një pjesë të kabinetit të tij prej 5 ministrash, një delegacion përfaqësues nga Vatikani, që do të drejtohet nga Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin, Patriarku i Kostandinopojës, Bartolomeu, Patriarku i Izraelit Theofili i Jerusalemit, Kryepeshkopit të Greqisë Jeronimi, Patriarku i Qipros, i Aleksandrisë, i Bullgarisë, i Rumanisë, Kryepeshkopi dhe klerikë nga Polonia, drejtues të “Saint Egidio” në Itali; delegacion nga Këshilli Botëror i Kishave (institucion që përfshin të gjitha kishat, katolike, protestante apo ortodokse), përfaqësues nga unioni ‘Fetë për Paqen’, një delegacion nga kishat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

VIDEO - Bartolomeo i pari i Kishës Ortodokse, i bashkohet ceremonisë mortore të Kryepeshkopit Anastas

VIDEO - Kryepeshkopi i Qipros, Jorgos, i bashkohet ceremonisë mortore të Kryepeshkopit Anastas

 

Gjatë të gjithë natës besimtarët kanë qenë të pranishëm në katedrale duke bërë lutjet e tyre për Kryepeshkopin.

VIDEO - Klerët e lartë te Klerit Katolik i bashkohen ceremonisë mortore në nder të Kryepeshkopit Anastas

PAMJET/ Mesha e lamtumirës për Kryepeshkopin Janullatos, të

VIDEO - LIVE CEREMONIA