PAMJET/ Përmbytjet në Durrës, banorët: Uji mbi një metër, nuk ka ardhur njeri për të na parë

Durrësi nën ujë pas përmbytjeve të një ditë më parë. Janë 40 hektarë tokë bujqësore nën ujë dhe mbi 300 banesa të përmbytura.

Reshjet e shiut që përfshinë Durrësit një natë më parë kanë përmbytur disa rrugë dhe lagje në qytetin bregdetar.

PAMJET/ Përmbytjet në Durrës, banorët: Uji mbi një

Uji ka hyrë në rreth 300 banesa në total.

Në lagjen 17, pamjet e xhiruara tregojnë një situatë tepër problematike, me ujin që ka hyrë në shtëpitë dhe bizneset e zonës, duke shkaktuar dëme të mëdha.

“Kjo rrugë gjithmonë kështu mbytet. Asnjë nuk na ka marrë në telefon, asnjë nuk ka ardhur”, thotë një banor i zonës.

PAMJET/ Përmbytjet në Durrës, banorët: Uji mbi një

“Këtu ka qenë uji një metër, akoma në ujë po rrimë. Hipëm në kat të dytë, në dorë të Allahut... E gjithë shtëpia është përmbytur. Mund të ketë 10-15 herë që jemi mbytur dhe kalon uji mbi një metër e ca”.

Madje disa familje kanë pasur edhe të sëmurë brenda, por që asnjë masë nuk ëhstë marrë nga institucionet vendore dhe qendrore për t’I shpërngulur në një vend të sigurtë dhe larg ujit që ka përmbytur banesat e tyre.

‘Me të sëmurë brenda, i kemi lajmëruar, s’kanë ardhur. Askush s’ka ardhur, erdhi një njeri mbrëmë, dy fjalë e iku. S’e njohëm. Kujt t’i kërkojmë ndihmë, asnjë s’ka ardhur. Në orën 4 pasdite është përmbytyur banesa. Përfaqësuesi i bashkisë pyeti kur erdhi, ai më tha jam me temperaturë dhe iku’, u shpreh një çift bashkëshortësh në një nga lagjet e Durrësit, teksa përpiqet të largojë ujin që ndodhet ende brenda në banesën e tyre.

PAMJET/ Përmbytjet në Durrës, banorët: Uji mbi një

‘Gjithë natëns ka pasur ujë. Asnjë s’ka ardhur akoma, i kemi njoftuar, ndoshta kanë qenë të zënë. Të gjitha dhomat i kam me ujë, mobiljet të prishura. Këtu e kemi kaluar natën, në ujë. Jemi vetëm unë me bashkëshortin. Ka qenë plot e mbushur me ujë, kam gjithë natën me fshesë në dorë, gjithë natën. Kemi telefonuar, janë përgjigjur e s’kanë ardhur. Secili shikon hallin e vet, të gjitha janë prishur, me ujë të gjitha.  U munduam të ngrinim pak divanët por janë të gjithë nën ujë”, u shpreh një banore, teksa tregon dëmet në shtëpinë e saj.

‘Askush s’ka ardhur, kur të mbarojë ujë do vijë, sa kemi ne ujë s’ka ardhur njeri. Shiheni si është bërë zyra ime, me këtë ha bukë, çfarë të bëjmë?! Dokumentet, ç’të themi më, më shumë. Nuk e shohin emergjencat se çfarë bëhet në Durrës, sigurisht që po, sot s’ka nevojë të vijnë. Gjithë natën, është përmbyt kati i parë, janë djegur të gjitha pajisjet. Në ujë kemi ndenjur gjithë natën’, u shpreh një zonjë, zyra e së cilës ku punon është përmbytur totalisht, duke bërë që biznesi i saj të mos jetë më funksional.  

PAMJET/ Përmbytjet në Durrës, banorët: Uji mbi një

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se disa familja janë evakuuar nga zonat e përmbytura dhe janë dërguar te Kavalishenca, ndërsa gjatë natës forcat e ushtrisë punuan për largimin e ujit nga burgu i Durrësit. 

Sipas raportimeve zyrtare, situata më problematike paraqitet në Durrësin e Ri, Shkozet, Nishtullë dhe Plazh, ku qindra familje janë prekur nga përmbytjet.

PAMJET/ Përmbytjet në Durrës, banorët: Uji mbi një

Konkretisht:

[????]  200 banesa të përmbytura në Durrësin e Ri

[????]  60 shtëpi në Shkozet dhe Plazh

[????]  20 banesa në Sukth

[????]  10 në Katund të Ri

[????]  5 në Rrashbull

[????]  4 në njësinë administrative 4 dhe 1 banesë në njësinë 1