VIDEO/ Ja makina që u përdor për ngjarjen e Lulzim Vishës, "u mor" në Elbasan

Kjo është makina Porsche Cayenne, e cila u përdor nga autorët e dyshuar të vrasjes së Lulzim Vishës më 24 janar, në Kamëz.

Makina rezulton e vjedhur në Elbasan pak kohë më parë dhe për të ka pasur denoncim.

Grupi hetimor ka përfunduar këqyrjen në përpjekje të gjetjes së elementëve të provave për identifikimin e autorëve. 

Lulzim Visha, 48 vjeç, ishte duke kryer detyrën e tij si postier kur u bë viktimë e krimit.