Neza: OSHEE Durrës vjedh qytetarët me mbifaturime, rrjet kriminal i krijuar nga ish-deputeti Çyrbja

I ftuar në “Ora e Betit” gazetari Sami Neza tha se Një nga drejtoritë e OSHEE në Durrës i vjedhin në mënyrën më të turpshme klientët e tyre si një skemë e ngritur nga Ergys Çyrbja.

Neza: Një nga drejtoritë e OSHEE në Durrës i vjedhin në mënyrën më të turpshme klientët e tyre në shtëpi. U shkojnë dhe u shënojnë vlera në shtëpi nga 50 deri në 100 mijë lekë pa qenë fare në shtëpi.

Këta janë rrjeti i krijuar nga ish-deputeti Çyrbja dhe grupi i organizuar në Durrës që janë organizuar nga ai. Si mund të shkojë një zyrtare që e paguajmë me taksat tona dhe të vjedhë? Kjo bëhet kur drejtoria dhe njerëzit që e udhëzojnë janë grup i strukturuar kriminal.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTE "ORA E BETIT"