Amanetet e Kryepeshkopit, teologu Thoma Çomeni: Anastasi ishte një njeri shumë-dimensional

Për mikrofonin e “Ora News” nga Katedralja Orthodhokse në Tiranë teologu Thoma Çomeni foli mbi jetën dhe veprën, si dhe amanetet e Kryepeshkopit të ndjerë Janullatos!

Ai tha se është një sfidë e madhe që të flasësh Kryepeshkopin, ai.

“Të marrësh një kishë ku ishin rreth 17 klerikë në moshë të thyer dhe sot të kesh 150 të tillë, madje të kesh dhe një Sinod me 7 hierarkë, ku të paktë 5 janë formuar dhe të përgatitur në kohën e tij. Ashtu siç na tregon ndërtimi dhe rindërtimi i kishave.

Pra, Kryepeshkopi e dinte fare mirë që të adhurosh Zotin duhet të kesh Kisha. Dimensioni tjetër është ai ekonomik. Pra, mbledhja e fondeve dhe investimi i tyre për të ndërtuar kisha ishte një investim edhe për vetë ekonominë e vendit tonë”, u shpreh ndër të tjera teologu Thoma Çomeni.

NDIQNIN INTERVISTËN E PLOTË ME TEOLOGUN THOMA ÇOMENI