Këshilli Botëror i Kishave, mesazh ngushëllues: Kryepiskopi Anastas, gjigant i sferës ekumenike

Këshilli Botëror i Kishave (WCC) shpreh mesazh ngushëllimi për jetëndërrimin e Fortlumturisë së Tij Imzot Anastasit.

Përmes një reagimi ku tregon të gjtihë kontributin e kryepiskopit Anastas, Këshilli Botëror i Kishave e quan atë si një katalizator me ndikim në botën ortodokse dhe një gjigant në sferën ekumenike.

Anëtar nderi i Akademisë së Athinës dhe ish-president i Këshillit Botëror të Kishave (ËCC), me më shumë se gjashtë dekada në lëvizjen ekumenike, Anastasi njihej si një lajmëtar i paqes dhe i mençurisë në mbarë botën dhe një kampion i dialogut ndërfetar.

"Sot ne kujtojmë dhe nderojmë jo vetëm arritjet intelektuale dhe institucionale dhe përkushtimin ekumenik të Kryepeshkopit Anastasios, por dhe ripërtëritjen dhe dialogun, madje dhe veçanërisht në kohë dhe vende të vështira. Ai i lë shoqërisë tonë mbarëbotërore një trashëgimi frymëzuese dhe të lakmueshme si një dëshmitar i vërtetë i krishterë për paqen, drejtësinë dhe pajtimin.”

Karriera e Anastasit në shërbesë zgjati më shumë se 60 vjet, nga shërbesa e hershme në Greqi dhe Afrikë, në drejtimin e kishës ortodokse në Shqipëri.