Musagalliu: Vepra ''Dhelprat e Vogla'' është super aktuale edhe sot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2025, 22:26
Aktorja, Xhulia Musagalliu i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se vepra ‘’Dhelprat e Vogla’’ është super aktuale edhe sot.
Musagalliu: Aleksandra përfaqëson ndoshta sinqeritetin në vepër, dashurinë.
Akoma shpresën do thoja sepse është ndoshta i vetmi personazh në vepër që nuk është e përlyer.
Nuk ka lakmi, ajo synon vetëm si të mbajë balancën e familjes.
Si të mos jetë pjesë e të tilla gjërave.
Dhe drama e saj e vetme në fund fare sigurisht është familja e saj, si do procedojmë me të gjitha skenat dhe të gjitha ngjarjet e shëmtuara që ndodhin sidomos në një familje ku prindërit rolin kryesor në familje kanë një përçarje të madhe.
Unë do thoja se vepra është super aktuale edhe sot.
