''Dhelprat e Vogla''/ Angjeli tregon thelbin e veprës: Lakmia e jashtëzakonshme për t'u pasuruar duke...

Aktori, Sokol Angjeli i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se thelbi i veprës ‘’Dhelprat e vogla’’ është një lakmi e jashtëzakonshme për tu pasuruar duke mos njohur kufinjtë njerëzorë.

Angjeli: Ne pak a shumë në Shqipëri po stabilizohet ekonomia e tregut dhe ligjet e një shoqërie e cila ishte e ndryshme nga ajo përpara viteve 90’.

Për të cilën ne pak ose aspak nuk kishim dijeni.

Por tani jemi më të qartë se si funksionon ekonomia e tregut,  si funksionon kapitali.

Kështu që vepra tani bëhet më e qartë edhe për ne që e luajmë por edhe për publikun.

Thelbi i veprës me dy fjalë është një lakmi e jashtëzakonshme për tu pasuruar duke mos njohur kufinjë njerëzorë.

Një gjë e tillë po bëhet problematikë edhë në kohët që po jetojmë tani.