Homazhe deri në orën 10:00 në Athinë, më pas trupi i Kryepiskopit Anastas niset drejt Shqipërisë! Ja kush e shoqëron kortezhin
Besimtarët grekë vazhdojnë t'i japin lamtumirën e fundit Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili u shua mëngjesin e së shtunës (25 Janar), në moshën 95-vjeçare, në spitalin Evangelismos, ku ishte shtruar prej fillimit të muajit.
Edhe mëngjesin e sotëm (27 Janar), qindra besimtarë të të gjitha moshave, nga Greqia dhe Shqipëria, mbërritën “Shpalljen e Hyjlindëses” në Athinë, për t'i dhënë lamtumirën dhe nderimin Kryepeshkopit me një pelegrinazh dhe homazhe.
Trupi me arkëmortin e Janullatos do të niset nga Katedralja e Athinës në orën 10:00, nën tingujt e bandës së marinës dhe nga Greqia do të transferohet në Shqipëri ditën e martë, më 28 janar, me rrugë rrugore, nëpërmjet stacionit kufitar të Kakavijës, ku më pas do mbërrijë në Tiranë në orën 16:00, për t’u nderuar me homazhe dyditore, përpara se të prehet në varreza të enjten në porën 11:00.
Kortezhi do të shoqërohet nga mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, bashkëpunëtorët dhe shokët e tij të ngushtë në ringjalljen e Kishës së Shqipërisë, pas disa dekadash persekutimi në regjimin komunist.
Në emër të Kishës së Greqisë, nënkryetari i Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti i Nafpaktos dhe Agios Vlasios Ierotheos, do të jenë të pranishëm.
Mitropoliti i Korçës, at Joani, është kandidatura më e mundshme për Kryepeshkop të Shqipërisë, që pritet të zgjidhet nga Sinodi në një fazë të dytë, teksa aktualisht do të jetë drejtues i përkohshëm.
Ai u zgjodh të shtunën nga Sinodi i Shenjtë, si Mbikëqyrës i Fronit të Kryepeshkopit, me një mbledhje të jashtëzakonshme.
Sipas informacioneve të medias greke, at Joani është zgjedhja e Anastasios për ta pasuar atë. Ai është një hierark shqipfolës. Krahas zgjedhjes së mbikëqyrësit, Kisha e Shqipërisë shpalli zi kishtare deri më 29 janar, (5 ditë).
Varrimi i Kryepeshkopit Anastas do të bëhet ditën e enjte, më 30 janar në orën 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore në të cilën ndër të tjera do të jetë i pranishëm edhe Patriarku Ekumenik Bartolomeu.
Varrimi do të vijojë nën Altarin e Katedrales, në një kriptë të veçantë të përgatitur nga vetë Anastasi, i cili kishte lënë amanet që të prehej në vendin tonë.


