EMRAT/ Kërcet pushka në Orikum të Vlorës, ka të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mbrëmje në Orikum të Vlorës, ku si pasojë e të shtënave, është plagosur 29-vjecari Sildi Velaj.

Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti. I plagosuri është qëlluar me armë zjarri. Ai është transportuar në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkaq raportohet se autori është shtetasi Qerim Bello.

EMRAT/ Kërcet pushka në Orikum të Vlorës, ka të
Pamjet nga vendngjarja

Policia Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Q. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. V., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.