Banesa përfshihet nga flakët në Durrës, asfiksohen 6 persona, dy në gjendje të rëndë

Një tjetër zjarr në banesë është shënuar në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollë ‘Eftali Koçi’, ndërsa ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.

Për shkak të përfshirjes nga flakët të banesës, 6 persona janë asfiksuar, ndërsa dy zonja të moshuara janë në gjendje më të rënduar.

Në vendgjarje ndodhen forcat zjarrfiëkse, ambulanca dhe Policia, teksa kjo e fundit po punon për shkaqet e rënies së zjarrit.