Trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anastas Janullatos do të prehet në Shqipëri

Janë zbuluar detaje nga ceremonia mortore  për Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Mësohet se trupi i Fortlumturisë së Tij do të prehet në Shqipëri, amanet ky i Kryepeshkopit për dekadat që ka kaluar në Shqipëri.

Ky është edhe një rregull i Kishës Autoqefale, që Kryepeshkopët të prehen në vendin ku kanë shërbyer, jo në vendin e lindjes.

Megjithatë pritet mbledhja e Sinodit të Shenjtë për të përcaktuar edhe detajet dhe për të marrë vendimet në lidhje me ceremoninë mortore.