20 milionë kaluan kufirin/ INSTAT: U rritën me 15 për qind turistët dhe shqiptarët që lëvizën
Kufirin shqiptar gjatë vitit të shkuar e kanë kaluar 19.703.020 persona me një rritje sipas INSTAT prej 15 për qind. Në raportin e fundit bëhet e ditur se rreth 11 milionë e 600 mijë prej tyre kanë qenë të huaj.
Te dhënat tregojnë se flukset me te mëdha te vizitoreve ne vendin tone kane qene gjate verës ku vetëm ne muajin gusht janë regjistruar 2,1 milionë turiste.
Megjithatë dhe gjate dimrit te huajt kane treguar interes për te vizituar Shqipërinë, përkatësisht muaji shkurt ka pasur një rritje te turisteve te huaj qe pushuan ne Shqipëri prej 55% krahasuar me shkurtin e 2023.
Pjesa me e madhe e pushuesve vitin e kaluar erdhën nga Evropa jugore, dhe shteteve te rajonit. Sipas qëllimit turistet kane ardhur për pushime dhe vizita tek te afërmit ,por pas nuk ngelen edhe trajtimet shëndetësore.
Ndërsa edhe vizitat nga turistet rriten, edhe shqiptaret kane zgjedhur qe te eksplorojnë destinacione te ndryshme jashtë vendit. Sipas te dhënave gati 7.8 milionë shqiptare ne 12 muaj duke shënuar një rritje prej 14%.
Sa i përket dhjetorit analizat treguan sërish rritje me 1.442.193 persona ku 650 mijë ishin të huaj.
