Ligji për verën dhe vreshtarinë/ Belba: Ligji lë për të dëshiruar, ka shumë gjëra për tu rregulluar 

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Fatbardh Belba, Kryetar, Unioni i Prodhuesve të Verave, Shqipëri tha se Ligji për verën dhe vreshtarinë lë për të dëshiruar, ka shumë gjëra për tu rregulluar.

Belba: Ligji lë për të dëshiruar sepse ka shumë pak që duhen diskutuar edhe pse ne kemi qene pjesë e grupit për përpilimin e ligjit. Me ligjin kuptoj edukim. Kjo do të thotë që të gjithë të edukohemi si grupe interesi që të marrim pjesë për të mirën e gjithë kombit.

Ne kemi shumë gjëra për të rregulluar tek ky ligji, por disa gjëra na interesojnë që të vetërrotullohen dhe të ndahen zonacionet se ku do të prodhohet një tip vere. Kjo të jetë në raport me identitetin dhe varietetin e një zone të caktuar.