FOTO/ Gjendet pa shenja jete 70-vjeçari në Fier, policia rrethon zonën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2025, 09:58
Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në lagjen “15 Tetori” të Fierit.
Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes, 70-vjeçari, banor i lagjes, ndodhej në ambientet e një lokali kur nuk është ndier mirë.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë, por fatkeqësisht nuk është arritur të shpëtohet.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

