Ligji i ri për Verën dhe Vreshtarinë/ Lazaj: Duhet bërë vetëdeklarimi i sipërfaqeve të vreshtave

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Adhurim Lazaj, QTTB Vlorë tha se tashmë me futjen e ligjit për verën dhe vreshtarinë, duhet bërë vetëdeklarimi i sipërfaqeve të tyre.

Lazaj: Dua t’ju falenderoj për temën e emisionit sepse është shumë e ndjeshme për ata që merren me këtë punë. Dhe meqë ka hyrë në fuqi ligji ne që merremi me të besoj se duhet sensibilizim sa është e mundur tek vreshtarët sa është e mundur.

Ligji ka edhe detyrime për tu regjistruar dhe për të bërë deklarime të gjitha vreshtarëve, përpunuesve dhe vjelësve sipas përcaktimit të ligjit, ku duket të deklarojnë sipërfaqet e vreshtave, ndër5khë që duhet bërë vetëdeklarimi deri në 15 janar.