Ligji për verën dhe vreshtarinë/ Tafaj: Është bërë edhe nga ekspertë të huaj, i përafruar me BE-në
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2025, 21:54
Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Shpëtim Tafaj, QTTB Fushë-Krujë tha se vërejtjet për ligjin janë më të drejtë, por ligji është përgatitur nga një grup pune dhe ekspertë.
Tafaj: Vërejtjet për ligjin janë më të drejtë, por ligji është përgatitur nga një grup pune dhe ka pasur edhe ekspertë të huaj aty. Sigurisht që mund të ketë probleme, por citohet se është përafruar me shumicën e rregullave të Komisionit të BE-së.
Ky ligj nga ana e ministrisë së Bujqësisë është shoqëruar me akte nënligjore dhe disa rregullore, dhe me disa urdhra nga ministri që e shoqërojnë ligjin. Këto urdhra rregullojnë prodhimin, regjistrimin, marketingun dhe tregtimin.