Susaj: Vreshtaria është lënë në degradim, ligji verën ka të njëjtat problematika si në vitin 2002
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2025, 21:35
Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Prof. Dr. Lush Susaj, Profesor i Vreshtarisë dhe Ampelografisë, UBT tha se vreshtaria ka qenë dhe do të mbetet, është aristokracia e bujqësisë
Susaj: Vreshtaria ka qenë dhe do të mbetet, është aristokracia e bujqësisë. Në vend që të prodhojë mirëqenie, marka dhe turizëm, është degraduar deri në këtë pikë. Për mua para se të futem në ligj, këtë ligj e kam mbajtur për 2 vite me shkrime që të përmirësohet.
Nuk është përmirësohet si ligj. Më tha ministrja e Bujqësisë hajde kontribuua, por ligjin e kishte bërë tjetër person se kishte marrë lekët. Mua nuk më ka bërë partia apo shteti. Ligji i vreshtarisë për fat e kam parë. Ky ligj ka të njëjtat probleme si në 2002.