Xhami i bërë shoshë nga plumbat, del FOTOJA e makinës ku u ekzekutua Lulzim Visha

Lulzim Visha u gjet i ekzekutuar me armë zjarri paraditen e sotme në makinën me të cilën ai punonte si postier. Siç shihet në foto xhami i përparmë i makinës është bërë shoshë nga plumbat. 

Autorët e vrasjes ende nuk janë identifikuar, ndërsa automjeti i tyre tip "Porsche" me targa të vjedhura është gjetur i djegur në Zall Herr. Brenda makinës u gjet edhe një armë zjarri.

Visha dyshohet se ishte nisur për në punë në momentin që është ekzektuar me armë zjarri. Dyshohet se ai është qëlluar me silenciator pasi banorët e zonës janë shprehur se nuk kanë dëgjuar të shtëna. Ndërkohë në vendin e ngjarjes policia tha se janë gjetur 12 gëzhoja pistolete. 

Pista paraprake e hetimit është hasmëria, pasi mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës i cili ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë. 

Xhami i bërë shoshë nga plumbat, del FOTOJA e makinës ku u