Dorëzimi i Sakicës dhe Troshanit/ Policia e Shkodrës çon dosjen në gjykatë për dhu*imin e Vladimir Brucit

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me vetëdorëzimin në Policinë e Shkodrës të Izmir Sakicës dhe Samuel Troshanit. Ata u paraqiten ditën e djeshme së bashku me avokatin e tyre në zyrat e e Policisë së Shkodrës.

Policia e Shkodrës ka bërë veprimet për llogari të ngjarjes që kanë qenë në kërkim dy të rinjtë, për dhunimin e Vladimir Brucit. Pas vetëdorëzimit dje, Policia ka kryer veprimet duke bërë tashmë ndalimin e tyre. Sakica dhe Troshani ndodhen në paraburgim dhe do të dalin në gjykatë për caktimin e masës së sigurisë në vijim.

Sakica dhe Troshani kanë deklaruar se janë vetëdorëzuar në Policinë e Shkodrës lidhur me këtë ngjarje për të dhënë sqarimet dhe pretendimet e tyre.

Ata kanë deklaruar se janë pajtuar me Vladimir Brucin për konfliktin dhe për këtë arsye janë paraqitur edhe në polici.

Sakica dhe Troshani ishin në masën e arrest me burg për ngjarjen e 3 qershorit 2024 ku 5 persona me sende të forta dhunuan Vladimir Brucin për një vendparkim. Dy të rinjtë janë me masë sigurie nga gjykata vetëm për këtë ngjarje.