"Erdhi këtu me ëndrra"/ Familja kujton vajzën që vdiq, pasi makina ku udhëtonte përfundoi në liqenin e Ontarios, Kanada
25-vjeçarja shqiptare Agnesa Shukulli humbi jetën tragjikisht në një aksident të rëndë automobilistik në Toronto të Kanadasë më 20 janar 2025.
Makina ku Agnesa Shukulli udhëtonte me një djalë përfundoi në liqenin e Ontarios, pranë Lakeshore Boulevard East. Sipas mediave të huaja, kur mbërritën forcat zjarrfikëse, njëri u gjet në çatinë e makinës, ndësa tjetri ishte ende brenda makinës.
Të dy personat u shpëtuan, tha policia, duke shtuar se si djali dhe vajza u dërguan në spital. Vajza nuk mundi të mbijetonte plagëve por ndërroi jetë në spital. Në nëntor të 2021, Agnesa shkoi në Kanada për t’iu bashkuar motrës së saj, Anxhela.
Një vajzë e re me ëndrra të mëdha për të ndërtuar një jetë më të mirë, për të ndihmuar prindërit e saj në Shqipëri dhe për të krijuar një të ardhme plot shpresë që fatkeqësisht nuk përfundoi e tillë.
Një përfaqësues i Serano Bakery, i vendosur në zonën Pape Avenue dhe Danforth Avenue në East York, konfirmoi se vajza 25-vjeçare ishte e punësuar atje.
“Agnesa nuk ishte vetëm një kolege e përkushtuar, por edhe një mike e dashur që u solli ngrohtësi, mirësi dhe gëzim kujtdo që takoi”, thuhet në deklaratë.
“Gjatë kësaj kohe tepër të vështirë, ne duam të mbështesim familjen e Agnesa-s teksa ata e kalojnë këtë tragjedi të paimagjinueshme.”
Furra buke ka nisur edhe një GoFundMe për të ndihmuar familjen e Shukullit me shpenzimet.
“Mendimet dhe lutjet tona janë me të dashurit e saj'- u shprehën ata.

