EMRI/ Kërkohej prej disa ditësh, 63-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet se…

Trupi i pajetë i 63-vjeçarit Engjëll Kanani, i cili dyshohej se kishte rënë në lumin Vjosë është gjetur ditën e sotme.

Kërkimet e policisë kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të tij në tokat e Kafarajt ku dyshohet se ai ka pësuar një infarkt.

Kanani ishte zhdukur prej disa ditësh pasi kishte shkuar për të peshkuar, ndërsa autoritetet kishin zhvilluar kërkime në ujërat e lumit Vjosa.

63 vjeçari kishte shkuar të peshkonte në lumin Vjosa disa ditë më parë me një shokun e tij por ishin ndarë e do takoheshin pas peshkimit.  Kur shoku i tij shkoi tek vëndi ku u la takimi ai nuk u paraqit.

Të afërm të tij dhe policia së bashku me polumbarët e kërkuan disa ditë përgjatë lumit e rrjedhës së Vjosës por pa rezultat. Trupi i tij u gjet në tokat e fshatit afër lumit Vjosa i pa jetë.