Orë, flori, parfum dhe sende me vlerë nga Franca, SPAK kërkon dënimin Sokol Idrizajt, të gruas e 2 vajzave, ish-shoferi i Ardi Veliut në gjyq: As në komunizëm nuk burgosej një familje e tërë

Sokol Idrizaj, ish-shoferi i ish-kreut të Policisë së Shtetit Ardi Veliaj, gruaja dhe vajza e tij që u kapën në kuadër të dosjes së kontrabandës së floririt kanë dalë këtë të enjte para gjykatës.

Nga ana e tij, SPAK kërkon dënimin e tyre, ndërsa Sokol Idrizaj ka thënë që as në kohën e komunizmit nuk burgosej një familje e tërë.

DISKUTIMET NË GJYQIN E SOTËM

Orë, flori, parfum dhe sende me vlerë nga Franca, SPAK kërkon

Sokol Idrizaj: Edhe ne komunizëm nuk futej ne burg një familje e tërë, mediat kane abuzuar me rastin tim, me kane baltosur mua dhe familjen. Rrobat e sjell ura nga Franca nga vajza ime është konfirmuar nga vete shteti francez qe nuk janë te vjedhura. Edhe ne kohe te Enverit prokurori nuk dilte dot mbi gjyqtarin, un jetoj ne shtëpi me çatinë me llamarina ndërkohë qe akuzohemi për fshehje te ardhurash ne vlerën e miliona lekeve. 

Avokati i tij Ardian Visha tha se prokuroria ne mënyre te paprecedente dhe me zell ka ngritur akuzën për grup te strukturuar kriminal tek 4 anëtaret e një familjeje, burrë-grua dhe 2 vajzat.

Sipas tij Sokol Idrizaj ka 35 vite karriere ne polici dhe eshët i pajisur me certifikate sigurie. Kjo çështje është pompuar edhe mediatikisht vetëm se ai ka shërbyer si shofer i Ardi Veliut.

Gruaja e Sokolit, Elda Idrizaj: U bëra gjyshe ne burg, ne jemi familje e rregullt, vajza sillte rroba per ti shitur online me qellim per disa te ardhura me shume, na është shkaterruar jeta nga kjo histori, ç’lidhje kemi ne me grup te strukturuar kriminal.

Egi Idrizaj: Ta dija qe për një faqe online shitje do përfundoja këtu nuk do merresha, un kam djalin 1 vjeç prokuroria kërkon 10 vite burg

Bora Idrizaj: Nga kjo histori kam ngelur pa pune, na është shkaktuar traume, jam vetëm 22 vjeç.