Ndërron jetë 53-vjeçari në një karburant në Vlorë, dyshimet e para
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Janar 2025, 12:44
Një 53-vjeçar ka ndërruar jetë në ambientet e një karburanti në Novoselë të Vlorës. Dyshimet e para lidhen me shkaqet natyrale.
“Sot, rreth orës 09:00, në fshatin Novoselë, ka humbur jetën dyshohet për shkaqe natyrale, në ambientet e një karburanti, ku po qëndronte, shtetasi 53 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.