Homazhe në ‘Loro Boriçi’, i jepet lamtumira e fundit Sabah Bizit. Një minutë heshtje në ndeshjet e fundjavës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2025, 14:00
Ish-futbollisti i Kombëtares, “Nderi i Kombit”, Sabah Bizi, u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare.
Në nderim të figurës së tij, stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër hapi dyert e mortit duke pritur këtë të premte qindra e qindra qytetarë dhe tifozë të Vllaznisë.
Pjesë e homazheve ishin figurat më të larta politike dhe publike në Shkodër, ish-futbollistë, futbollistë dhe drejtues klubesh që shprehën konsideratat për të.
Në nderim të tij, ndeshjet e kampionatit shqiptar gjatë fundjavës do fillojnë me një minutë heshtje, teksa ish-klubet e tij të Vllaznisë dhe Partizanit kanë konfirmuar se do luajnë me shiritin e zi në krah.
