Atletico Madridi, objektiv tek Almeria
Gjatë këtyre ditëve të merkatos së janarit, drejtuesit e Atletico Madridit po japin maksimumin për të arritur një ndër objektivat kryesorë.
Transferimi i një sulmuesi në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ mbetet prioritet për Diego Simeonen dhe emri i rradhës në listën e tyre është Luis Suarez.
Kolumbiani po zhvillon një sezon shumë të mirë me Almerian, ekip i cili përfaqësohet në Segunda Division.
Ishi i Marseilles ka arritur statistika impresionuese deri më tani, konkretisht 19 gola në 22 sfida, ç’ka e bën edhe më të pretenduar nga ‘’ Los Rojiblancos ‘’.
Golashënuesi e ka treguar veten me katër realizime edhe në Kupën e Mbretit, respektivisht tre kundër Sevillas dhe një në sfidën djeshme kundër Leganes.
Të qënit efektiv në momente të rëndësishme ia ka shtuar mundësitë 27 vjeçarit për tu rikthyer përsëri në elitën e futbollit spanjoll, tek një ndër ekipet më të vështirë për tu mundur.
Momentalisht vlera e kartonit arrin 25 milionë eurot, një shifër jo problematike për xhepat e presidentit Enrique Cerezo, i cili ndër vite ka dhënë maksimumin për ekipin e zemrës.
Kjo merkato mund të rezultojë vendimtare për të ardhmen e lojtarit të kombëtares ‘’ Los Cafeteros ‘’, karriera e të cilit mund të ndryshojë në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë sportiv.


