Mario Mitaj “tremb” Al Ittihad, pëson tërheqje në ndeshjen e kampionatit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Janar 2025, 21:09
Probleme për Mario Mitaj. Mbrojtësi i kombëtares pësoi një tërheqje, në fund të ndeshjes që Al Ittihad luajti në kampionat ndaj Al Raed.
Pavarësisht kësaj, Mitaj qëndroi në fushë, edhe për aq kohë sa kishte mbetur. Te klubi arab shpresojnë që për futbollistin të mos ketë asgjë serioze, sidomos në këtë moment të sezonit, ku prania e tij është e nevojshme.
Paraqitja e Mitaj u vlerësua me notën 7.3. 21-vjeçari po luan, sezonin e parë me Al Ittihad.