Andrea Cambiaso, objektiv i Manchester City-t
Rezultatet e dobëta në kohët e fundit e kanë shtuar përqëndrimin e drejtuesve të Manchester City-t në këtë merkato dimërore.
Me Pep Guardiolan në stol ‘’ Qytetarët ‘’ kanë një as nën mëngë, pavarësisht luhatjeve të njëpasnjëshme.
Katalanasi këtë herë është fokusuar tek përforcimi i mbrojtjes, repart i cili nuk e ka bindur dhe ka zgjedhur Andrea Cambiason.
Deri më tani në ‘’ Etihad Stadium ‘’ janë transferuar mbrojtësi i Lensit Abukodir Khusanov dhe sulmuesi i Frankfurtit Omar Marmoush.
Lajmi është bërë i ditur nga ‘ Tuttosport ‘ dhe në vijimësi pritet oferta e Al Mubarak për 24 vjeçarin.
Paraprakisht drejtuesit e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ kanë theksuar se pretendojnë duke filluar nga 50 milionë euro për nxënësin e Thiago Mottas dhe nëse i referohemi anglezëve duhet thënë se janë një ndër ekipet më potentë në aspektin ekonomik.
Gjenovezi vijon të ketë një rol të rëndësishëm në 11-shen e këtij traineri, i cili në 25 sfida numëron 2 gola dhe 2 asiste.
Kur flitet për një ekip të këtyre niveleve interesi për çdo lojtar është një privilegj por duhet parë se si do të reagojnë bardhezinjtë, sepse një largim i ishi-t të Bolognas nga ‘’ Allianz Stadium ‘’ ndoshta do të përbënte një humbje për skemat e ish mesfushorit të Barcelonës.


