Drejtuesi i Partizanit komenton shortin ndaj Laçit: T’i shkojmë deri në fund Kupës

Përfaqësuesi i Partizanit, Genc Tomori, ka reaguar pas shortit të Kupës, ku “demat” do përballen me Laçin.

“Kupën kemi kohë që nuk e kemi vazhduar deri në fund. Shpresoj të jetë ky viti, t’i shkojmë deri në fund Kupës.

Shorti- Nuk shoh favorizim. Dhe në kampionat të shohësh të gjitha rezultatet që nga ekipet e fundit, dhe të parat, ka pasur surpriza dhe rezultate, që domethënë nuk i dihen.

Janë të gjitha skuadra shumë të forta dhe them që meqë është kupë, nuk po flasim për ekip vendas ose mik, aty është kush e vlerëson më mirë ndeshjen e kthimit, që do jetë vendimtare për të gjitha skuadrat.

Kreu- Ky është kampionat i fortë, të gjitha skuadrat janë në atë nivel që dhe mund të fitojnë dhe të barazojnë.

Them se dhe në Kupë kjo do jetë”.