Derbi italian për Marcus Rashford
Mbërritja e Ruben Amorim në ‘’ Old Trafford ‘’ e ka vështirësuar qëndrimin e Marcus Rashfordit.
Anglezi nuk bën më pjesë në planet e trainerit portugez dhe ky fakt tashmë eshte pasuar me interesin e dy klubeve me shumë traditë në Itali.
Janë dy nga gjigandët e Serisë A, pikërisht Milani dhe Interi, skuadra të cilat do të zhvillojnë një tjetër derbi për golashënuesin.
Pavarësisht garës e cila parashikohet tejet emocionuese, do të zhvillohet një tjetër derbi i ‘’ La Madoninnas ‘’, për një ndër talentët më të spikatur të dalë nga akademia e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’.
27 vjeçari spikat për aspektin teknik dhe shpejtësinë, gjithashtu shumë problematik sidomos në duelet një kundra një.
Si për zikalterit ashtu edhe për kuqezinjtë do të jetë një shans shumë i mirë për të fuqizuar metrat e fundit me Marcus Rashford, i cili i ka qëndruar besnik 20 herë kampionëve të Premier Leagues gjatë karrirerës.
Priten negociata intensive ndërmjet palëve të përfshira për këtë lojtar tejet premtues, i cili e ka treguar edhe në të shkuarën se çfarë është i aftë të bëjë.
Kampionati italian gjithmonë është preferuar nga lojtarët cilësorë, natyrisht ekipet e elitës për arsye se konsiderohet një ndër më të bukurit e Europës pa asnjë diskutim.
7 gola dhe 3 asiste në 27 sfida është kontributi i nxënësit të Ruben Amorim deri në këtë stad të sezonit, i cili nuk përputhet me potencialin real të tij.


