‘Shorti është i mirë për ne’/ Te Dinamo janë optimistë për çerekfinalen e Kupës me Skënderbeun

Drejtues te klubi Dinamo, Ermal Barushi, foli për mediat pasi blutë u shortuan me Skënderbeun.

“Jemi takuar dhe para 3-4 vitesh në mos gaboj në këtë nivel Kupe.

Them që shorti është i mirë për ne, gjithsesi ka specifikë tjetër Kupa me kampionatin.

Ne luftojmë për të dyja frontet, për të dyja kupat.

Besoj që do bëjmë më të mirën”, deklaroi Barushi.

“Fati jonë që ndeshjen e parë e luajmë në fushën tonë.

Gjithsesi nuk ka shumë rëndësi renditja, si është Skënderbeu sot.

Them që të marrim rezultat pozitiv që në ndeshjen e parë dhe le të kemi pak përparësi për ndeshjen e dytë”, theksoi ai.