Real Madridi vazhdon në Kupën e Mbretit, me dopiedën e Endrick në kohën shtesë
Katër ditë pas humbjes poshtëruese (2-5) ndaj Barcelonës në finalen e Superkupës, Real Madridi u kualifikua në çerekfinale të Kupës së Mbretit këtë të enjte, duke mposhtur Celta Vigon (5-2). Megjithatë, bardhezinjtë festuan vetëm në kohën shtesë, pasi lanë avantazhin e tyre 2-2 në fund të kohës së rregullt të 90 minutave.
Ancelotti bëri gjashtë ndryshime në 11-shen krahasuar me ‘El Classicon’ - Lunin, Asencio, Fran García, Modric, Brahim Díaz dhe Ceballos, ishin shtesat e reja.
Mbappé hapi rezultatin në minutën e 37-të, në fund të një kundërsulmi, ndërkohë që pas një kundërsulmi në zonën e Realit, galicianët kërkojnë një penallti nga Lunin.
Në 48', Vinícius Júnior u rikthye te golat, ai nuk kishte shënuar që nga 18 dhjetori dhe rriti avantazhin në 2-0. Më pas, Güler (77') pa 3-0 të anuluar nga VAR dhe, kur ndeshja dukej e zgjidhur, gjithçka u komplikua për Realin…
Bamba (83') ngushtoi rezultatin dhe Marcos Alonso (90'+1), nga penalltia, barazoi 2-2, duke detyruar zgjatjen e ndeshjes me kohën shtesë. Atje, Endrick (108' dhe 119') dhe Valverde (112') u shfaqën për të garantuar kualifikimin e Realit.
