Tomorri: Veliaj është në një pozicion të vështirë përballë hetimeve, duket se po negociohet një ...
Pasi agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit ushtruan dje një kontroll në një apartament që përdorej nga bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa, gazetari Klodian Tomorri thotë se në vazhdën e hetimeve ndaj Veliajt, po shikohet një pozicion i ri.
Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Tomorri theksoi se duke qenë se Veliaj është në një pozicion të vështirë me hetimet, po krijohet një konsensus i heshtur për të çuar përpara përfundimin e këtyre hetimeve.
Klodian Tomorri: "SPAK po e heton Veliajn në detaje, veçanërisht pas gjetjes së apartamentit që ai nuk e ka as në emër e as në dokumente.
Nëse hetuesit nuk do të kishin pasur qëllim të zbulojnë hollësisht këtë çështje, nuk do të kishin shkuar të kontrollonin apartamentin.
Veliaj është në një pozicion të vështirë përballë hetimeve që po zhvillohen.
Nga ana tjetër, duket se po negociohet një rrugëdalje për të çuar përpara përmbylljen e hetimeve, ndërsa situata vazhdon të zhvillohet.
Ajo çfarë unë kuptoj në tërë këtë, duket se nga ana tjetër, sikur ka një konsensus të heshtur, po negociohet një rrugëdalje se si do të shkohet drejt përfundimit të këtyre hetimeve. E shoh që gjerat vazhdojnë dhe vazhdojnë".


