Andoni: Nëse është i vërtetë i gjithë operacioni në apartamentin alternativ të Veliajt, atëherë është një situatë vërtetë e rëndë
Një ditë pas kontrollit të SPAK në banesën e kryebashkiakut Erion Veliajt, kreu i PD-së, Sali Berisha, sulmoi prokurorinë dhe tha se ka prova që Veliaj ka prona të fshehura.
Përveç qëndrimit të Berishës ndaj drejtësisë, të cilën e ka sfiduar në disa raste, Ben Andoni në një analizë për “MCN” thekson se informacionet e Berishës duhet të provohen.
Ben Andoni: Po mendoj se janë akuza që hyjnë normalisht në ato që kanë bërë SPAK dhe normalisht ne presim të paktën që në një rast të tillë SPAK të jap njëlloj emërimi për çështjet kaq sensitive siç është rasti i kryebashkiakut të Tiranës, pastaj kemi vend për çdo hamendesim.
Por, mesa po shikoj Berisha ka burime të shumta dhe me sa kam parë një pjese të informacionit që jep Berisha ka nevojë të provohet.
Dhe në këtë rast po besoj se nëse është i vërtete i gjithë operacioni i gjithë njerëzve të SPAK në apartamentin alternativ të Veliaj, është një situatë vërtetë e rëndë.
Por mendoj se jemi para një situatë të tillë që nëse SPAK do arrijë të veprojë brenda kanioneve të drejtësisë, të paktën tashmë në instancat politike, ne gjithë statusin që ka si i zgjedhur, sa i takon pjesës së drejtësisë duket se do të fillojë të përballet mirë në javën të vazhdim".
Andoni thekson se, përpara se Berisha të akuzojë SPAK-un dhe Veliajn, ai duhet të tregojë transparencë në lidhje me statusin e tij si non-grata.
Ben Andoni: "Berisha po përdor një lojë ligjërimi për të bërë diçka që është e pamundur. Ai duhet të kalojë përpara me transparencën mbi statusin e tij si non-grata, një çështje për të cilën ai nuk është treguar i hapur.
Kur bëhen akuza ndaj të tjerëve, siç është rasti i Veliajt, duhet të shikosh pak edhe vetveten. Në rastin e Berishës, kemi gjyqin në Paris, që nuk u bë kurrë transparent, dhe gjithashtu goditjen që ka marrë në Mbretërinë e Bashkuar.
Nëse ai është transparent për këto çështje, atëherë mund të ketë tagrin të ngrejë akuza ndaj drejtësisë.
Por, më duket se është një taktikë e zgjuar e Berishës, si politikan i aftë, për të shmangur vëmendjen nga problemet e brendshme të partisë së tij, që janë gjithnjë e më të mëdha, përfshirë ankthin për listat e mbyllura".
Lidhur me deklaratën e Berishës se me ardhjen në pushtet do të reformoje sistemin e drejtësisë, Andoni u shpreh se investimi i SHBA për reformën në drejtësi nuk mund të hidhet aq lehtë në kosh sipas arsyetimeve të tij.
Ben Andoni: "Investimi i SHBA për reformën në drejtësi nuk mund të hidhet kaq lehtë në kosh dhe të fillojë prap një ristrukturim sipas arsyetimit dhe argumenteve të z.Berisha".



