Bushati: Po e degradojnë hetimin ndaj Veliajt, po e trajtojnë si hajdut ordiner. Si figurë s'iu duhet më, por lekët e 5D do t’ia rrëmbejnë për ...
Gazetari Andi Bushati thotë se hetimi ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj po reduktohet në hetimin e një hajduti ordiner. Sipas tij, kjo po bëhet qëllimisht.
Andi Bushati: "Nuk jam në dijeni çfarë kanë gjetur. Por nëse është çështja e rrobave, përforcon tezën se do ta katandisin si hajdut ordiner.
Pra jo si ideatorin e inceneratorit të Tiranës, por si një njeri që donte të përkëdhelte financiarisht Ajolën. Po e degradojnë.
Veliaj është shmangur nga fushata. E thërret SPAK, ai thotë Sali Berishës do t’ia tregojmë më 11 maj, këta i thonë nuk na duhesh më 11 maj. Është e gjitha një teatër.
Nuk me çudit teatraliteti i Veliajt. Por problemi i tij është sa e ka aq të fortë rezonancën e falsitetit sa edhe SPAK po sillet fals, duke e trajtuar si hajdut ordiner.
Si figurë nuk u duhet më, por lekët e 5D do t’ia rrëmbejnë për fushatë, kjo nuk diskutohet".


