Rama thërret online drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e diasporës
Nga Mola Luku Përditësimi i fundit 16 Janar 2025, 16:11
Kryeministri Edi Rama do mbledhë nesër drejtuesit politikë të qarqeve.
Burime bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet përmes platformave online, ndërsa fokusi do të jetë tek vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve.
Presioni ndaj strukturave të partisë për të maksimizuar votën e emigrantëve është në rritje për shkak edhe të afateve kohore pasi më 1 mars përfundon regjistrimi i tyre.
PS ka ngritur zyra në disa prej qyteteve europiane me prezencë të lartë të shqiptarëve për të asistuar në procesin e regjistrimit.
