"Kolegët" s'i ndahen Veliajt, Lala: Banesa "sekrete" sipër "Harabelit" shfrytëzohej nga Ajola Xoxa. Janë sekuestruar dokumente, kontrata, fatura dhe rroba
Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ushtruar ditën e djeshme një kontroll në një apartament që përdorej nga bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa.
Apartamenti ndodhet në të njëjtën ndërtesë ku ndodhet dhe qendra "Harabel".
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, pohoi se kjo banesë kishte një tjetër pronar por përdorej nga Xoxa.
Sipas Lalës, nga apartamenti janë sekuestruar dokumente, kontrata e fatura të shumta.
Klodiana Lala: "Ky apartament sipas informacioneve të mia, rezulton me një tjetër pronar, dhe ai nuk është thirrur akoma në pyetje nga SPAK.
Apartamenti që doli nga hetimet e këqyrja e telefonave celular, u zbulua se shfrytëzohej nga Xoxa, dhe se ai nuk figuronte gjëkundi.
Me datë 14 janar ka dal vendimi dhe oficerët e BKH-së, kanë sekuestruar dokuemente, kontrata, fatura dhe kanë zbërthyer dy kasaforta.
Por ajo që më bën çudi për herë të parë nuk kisha dëgjuar, ata kanë marrë edhe disa rroba të cilat janë gjetur në apartament".


