Bozdo: Berati është i braktisur nga qeverisja, ne si PD do të rishpërndajmë paratë te qytetarët
Përmes një interviste në Ora News, drejtuesi politik i PD-së në Berat, Eno Bozdo tha se ky qytet tashmë është braktisur nga të rinjtë sidomos nga rinia.
Ai shtoi se Premtimet që ka dhënë PD-ja janë shumë të realizueshme brenda 100 ditëve të para sepse sipas tij paratë nuk janë duke shkuar tek qytetarët sot.
Bozdo: Unë kthehem në Berat për të punuar pas 3 vitesh dhe e gjej një qark me shumë probleme dhe një braktisje e zonave rurale dhe qytetit. Nuk ka më të rinj sepse të gjithë janë duke kërkuar mundësi për veten jashtë vendit. Është një qark që shfaq karakteristikat e qeverisjes. Administrata është e mbushur plot dhe nuk ka shërbime. Investimet kanë stopuar qysh në vitin 2013 në këto zona, pra qysh në kohën e PD-së. Shoh një qytet që ka një potencial të madh dhe qeveria mburret vetëm me vizitorët, që janë një pjesë e vogël.
Premtimet që ka dhënë PD-ja janë shumë të realizueshme brenda 100 ditëve të para. Ne kemi një ndasi mes një klase që pasurohet dhe një që varfërohet. Ky është burim braktisje të vendit dhe largimi. Berisha dhe PD-ja është duke folur për herë të parë për një model të ri të shpërndarjes të të ardhurave. Ne kemi para, por paratë kanë shkuar në drejtim të paditur, pa lidhje me qytetarët. Këtu ka vend edhe për rritjen e pagës minimale.
